Ndërtim i lartë
Në kompaninë tonë përveҫ ndërtimeve të ulta kryejmë edhe shërbimet e ndërtimeve të larta, siҫ janë objektet banesore dhe biznesi, shtesa të objektit, depo, dyqane, salla, pajisje të pastrimit dhe objekte tjera. Ndërtojme në përputhje me planet dhe dëshirat e klientit dhe jemi gjithmonë në dispozicion për këshillim.
Kryejmë të gjitha fazat e ndërtimit nga vendosja e themelit deri te kulmi. Me teknologjinë bashkëkohore, qasjen moderne dhe duke marrë parasysh procedurat tradicionale të konfirmuara, kompania siguron ndërtim cilësor, respekton afatet kohore të përcaktuara me marrëveshje dhe disiplinën e pagesës. Udhëheqësit e projekteve gjatë gjithë kohës në mënyrë aktive bashkëpunojnë me projektuesit, mbikqyrësit dhe investitorët. Qëllimi ynë është të jemi kontraktues të suksesshëm, ndërsa kusht janë projektet e kryera në mënyrë cilësore.